Receta

Fileto pule me Erëza

Si te pergatisim nje Fileto pule me Erëza ne shtepi per 4 persona, gatimi i mrekullushem per ne shtepi

Përgatitja:

  1. Fillimisht prisni fileton e pulës përgjysmë dhe rriheni pak.
  2. Hidhni në një tigan pak vaji ulliri dhe lëreni të nxehet. Skuqni filetot e pulës dhe më pas shuajeni me konjak dhe verë të bardhë.
  3. Hidhni në një mikser kërpudhat, majdanozin, pak vaj ulliri dhe vazhdoni ti grini derisa të bëhet një masë kremoze.
  4. Në një tenxhere shtoni gjalpin, purenë, qumështin dhe përziejini derisa masa të bëhet e qëndrueshme.
  5. Orizin përgatiteni në mënyrë të thjeshtë (si pilaf shtëpie).
  6. Në përfundim shtoni edhe erëzat indiane.

Përbërësit:

  • 500 gr filetë pule
  • 45 ml vaj ulliri
  • 75 ml verë e bardhë
  • 50 ml konjak
  • 15 gr kripë
  • 1 gr piper
  • 70 gr kërpudha Shampinjon
  • 2 degë majdanoz (gjethe)
  • 60 ml qumësht
  • 50 gr gjalpë
  • 5 gr erëza indiane
  • 160 gr oriz

 

 


Rreth Markatave tona dhe Çertifikatat