Brinjë qingji aromatike
Mund të shijoni mishin e qengji në zgarë edhe brenda shtëpisë tuaj, duke përdorur disa teknika gatimi. Brinjë qingji aromatike
Përgatitja:
- Për të përgatitur gjalpin e aromatizuar, prisni rozmarinën, trumzën, borzilokun dhe një thelpi hudhër.
- Përziejeni gjalpin me erzat e prera, mbështilleni me qese kuzhine në formë role-je dhe vendoseni në frigorifer në temperaturë të ulët.
- Me një furçe lyeni brinjët e qengjit nga të gjitha anët me gjalpin e përgatitur.
- Vendosni një tigan zgarë në zjarr të ngrohet, ndërkohë prisni patatet.
- Vendosni brinjët në zgarë dhe pasi të kenë marrë pak ngjyrë e të kenë lëshuar lëng, vendosi dhe patatet të cilave u shtoni kripë e piper.
- Gatuajini për 10 minuta, pastaj lëreni mishin të pushojë rreth 8 minuta.
- Më pas futeni në furrë mishin bashkë me patatet për 7 minuta në 180 gradë, duke pasur kujdes që mishi të mos thahet.
- Shërbejini të ngrohta së bashku me patatet.
Përbërësit:
- 4 brinjë qingji
- 1 kokërr patate
- kripë
- piper
- trumëz
- rozmarinë
- 100 gr gjalpë
- 3 gjethe borzilok
- 1 degë rozmarinë
- 2 degë trumëz
- 3 thelpinj hudhër