Mish qengji i pjekur
Si te pergatimim nje tave me mish qengji i pjekur ne furre per 4 persona, kete gje duke e pjekur fare mire ne shtepi.
Përgatitja:
- Pastroni mishin nga dhjami i tepërt. Vendoseni të marinohet të paktën 2 orë para pjekjes me rigon, kripë, piper të zi, hudhrat e qëruara dhe disa degë majdanozi, vaj ulliri dhe verë. Mish qengji i pjekur. Përzieni mirë që të gjithë përbërësit të bashkohen me njëri tjetrin, mbulojeni enën me qese kuzhine dhe vendoseni në frigorifer. Pas kësaj, hiqni degët e majdanozit dhe kulloni mishin nga lëngu i marinimit. Ruajeni lëngun mënjanë, do t’ju duhet për ta njomur mishin gjatë pjekjes.
- Vendoseni të piqet në furrën e nxehur më parë në 150 ° për rreth 1 orë e pak, por gjatë kësaj kohe njomeni herë pas here me lëngun e marinimit dhe lëng limoni.
Kontrollojeni mbas 1 ore nëse është i pjekur. Nëse ka marrë ngjyrën e kuqerremtë dhe nëse është i shkrifët në përtypje atëherë është gati.
Përbërësit:
- 2 kg mish qengji
- pak rigon
- 2 thelpinj hudhër
- 2 gota verë të bardhë
- 1 gotë vaj ulliri
- kripë
- piper i zi
- një tufë majdanoz
- 2 kokrra limonë
- ½ gotë verë e kuqe