Brinje Qingji me Kunguj te pjekur
Si te pergatitim nje recete Brinje Qingji me Kunguj
Përgatitja:
- Hidhini brinjeve nga te dy krahet pak kripe dhe piper dhe lerini mënjanë. Shtoni ½ filxhan vaj ulliri në një tigan dhe ngroheni mire. Kur vaji te jete i nxehtë (pothuajse deri në pikën e djegies), shtoni kungujt e njome (me kujdes) vetem në një shtresë dhe gatuajini me zjarr të lartë deri sa te behen kerca, duke i kthyer here pas here. Pasi te jene pjekur i vendosni ne nje pjate per tu ftohur, Brinje Qingji me Kunguj
- Në një tas perzieni kosin, hudhren, limonin dhe pak mente. Shtoni kripen dhe piperin për shije dhe lereni menjane.
- Hiqeni pak vaj nga nga tigani qe keni përdorur për kungujt, duke lënë një shtresë te hollë në pjesën e poshtme. Vendosni ne zjarr, dhe kur vaji te jete i nxehte, vendosni brinjet per tu gatuar per rreth 4 deri 5 minuta nga çdo anë. Kontrolloni qe te jene te bera, dhe nivelin e pjekjes qe deshironi.
- Per te perfunduar kungujt, shtoni pak uthull molle, pak mente dhe pak kripe per shije dhe servirini bashke me brinjet ne nje pjate. Shtoni kosin qe kemi pergatitur me siper sipas deshires.
Përbërësit:
- 4 brinje qengji
- 2 kunguj te njomë,
- Mente e Fresket
- Uthull molle
- Vaj ulliri
- 2 hudhra
- 1 limon,
- 1 filxhan kos
- Kripe
- Piper