Receta

Çunat Tonë, cilësia është garancia e suksesit tonë

Dritan Roçi, sipërmarrësi i marketit “Çunat Tonë” na tregon hap pas hapi suksesin që ka arritur dhe ngritjen e një biznesi ku mbështetje kryesore dhe një dorë e fortë për të ecur, kanë qenë familja e tij. Madje, ai thekson se suksesi i tij nuk qëndron vetëm tek përkushtimi i të gjithëve, por tek cilësia e produktit.Sot, të rinjt synojnë të kenë një diplomë Universiteti dhe jo një zanat që të siguron jetesën. Rasti që ne ju sjellim sot na bën të kuptojmë se, një zanat është i barabartë me një diplomë universiteti. Edhe pse me mesatare 9.9 djali nga Shëngjergji i Tiranës nuk mundi të fitontë një shkollë të lartë, duke lënë në mes ëndrrat për të ndjekur rrugën e të parëve, rrugë e cila i ka sjell fat jo vetëm tij, por edhe familjes Roçi.

Dritan Roci - cunat tone

 

Dritan Roci

Ky është Dritan Roçi, sipërmarrësi i marketit “Çunat tonë”, i cili pas një testimi në treg prej katër vitesh, sot është një konkurrent jo vetëm i fortë, por edhe i besueshëm për konsumatorët. Zanati “fisnik” i kasapit i cili i ka rezistuar kohës, madje përtej çdo risie teknologjike, zanat ky i trashëguar brez pas brezi për djemtë e familjes Roçi, është një ogur i mirë. Në këtë rrëfim, Dritani na tregon hap pas hapi suksesin që ka arritur dhe ngritjen e një biznesi ku mbështetje kryesore dhe një dorë e fortë për të ecur, kanë qenë familja e tij. Madje, ai thekson se suksesi i tij nuk qëndron vetëm tek përkushtimi i të gjithëve, por tek cilësia e produktit.

Si ka nisur biznesi “Çunat tonë” dhe a është ky një histori suksesi i familjes Roçi?

Biznesi “Çunat Tonë” nuk është se ka nisur nga unë dhe im vëlla, por ne kemi rrrugëtuar në traditën e familjes. Gjyshi ka qenë iniciatori dhe pasuesi i zanatit të kasapit, pastaj e trashëgoi dhe babai dhe në fund jemi ne djemtë që po e ndjekim këtë rrugë brez pas brezi. Si çdo biznes, edhe ne kemi hasur vështirësit tona, por me afrimin e klinetit me produktin këto vështirësi u harruan. Themi se jemi në rrugë të mbarë.
Pra, është një zanat që e keni të trashëguar brez pas brezi?
Është nder për familjen tonë të ndjekim rrugën e të parëve tanë! Madje babai sot, jo vetëm që është i kënaqur që ne si familje kemi trashëguar kulturën dhe zanatet që ata kanë pasur, por edhe për suksesin që kemi arritur falë cilësisë së produkteve blektorale nga Shëngjergji.

Sot tregu është mbipopulluar nga thertore dhe biznese të cilët kanë si lëndë të parë tregëtimin e mishit. Ku qëndron e veçanta e dyqanit tuaj, çfarë i bën klientët të jenë më afër jush?

Prej afro katër vitesh operojmë në treg, edhe pse në një zonë periferike ne kemi krijuar klientelën tonë. Përsa i përket gjetjes së produktit cilësor ‘bio’, fal origjinës sonë nga Shëngjergji, na është bërë më e lehtë gjetja e produkteve cilësore. Kjo ndoshta ka qenë dhe suksesi që na ka sjellë në këtë pikë ku biznesi jonë sot për sot është i njohur edhe në shumë restornate luksoze në Tiranë.

Të ngresh një sipërmarrje të vogël, duhet të kesh dhe një staf për të ecur puna. Vëmë re se ju keni një staf prej afro 10 vetash, por që vini të gjithë nga një familje?

Në fillim kemi hapur një dyqan, duke u vetpunësuar unë dhe im vëlla, Erik. Por, korrektesa ndaj konsumatorit dhe produkti që është tërhequr nga konsumatori i gjërë, na ka bërë që të zgjerojmë edhe më tej stafin. Pra, ne sot kemi një staf prej 10 vetash, ku janë punësuar bashkëshortet, motrat dhe nipërit, duke ju mundësuar një rrogë mujore dhe një bashkëpunim brilant.

Cilët janë produktet bazë të mishit që tregëtoni?

Këtu kemi të gjitha llojet e produktit të mishit, duke nisur nga bagëtitë e imta, shpendët apo dhe prodhime blektorale. Ne plotësojmë 90% të nevojave konsumatore, për më tepër se, mishi i kecit, viqit dhe qingjit janë të zonës së Shëngjergjit, produkte që na kanë sjell suksesin që kemi sot në treg. Ajo që duhet të theksoj është se, të gjitha produktet që ne ofrojmë për konsumatorin janë produkte shqiptare, produkte vendi.

Tradita e familjes tuaj nuk bazohet vetëm tek tregëtimi i mishit, por edhe mënyrës së rritjes?

Para se ne të shpërnguleshim nga fshati, ne jemi marrë me blektori, për të më tepër gjyshi nga nëna ime ka qenë një blektor me emër dhe kjo na ka ndihmuar të jemi dhe ekspert në këtë fushë. Që do të thotë ne jemi rritur në Shëngjergj dhe këtë sukses e kemi vetëm fal punës së palodhur dhe të përkushtuar që kemi bërë në fshat dhe pastaj me ngritjen e këtij biznesi.

Veç mishit, ju keni futur dhe disa nënprodukte siç është ai i sallamerisë ku i prodhoni vetë…?

Ne kemi një eksperiencë pune që e kemi fituar jashtë Shqipërie dhe për të plotësuar sa më mirë nevojat e tregut dhe për të fut një produkt sa më cilësor në treg jemi munduar të bëjmë diçka artizanale, por cilësore. Që do të thotë se, sallameria këtu bëhet me mish 100% cilësor dhe me erza të blera enkas në Austri.