Fileto pule me Erëza
Si te pergatisim nje Fileto pule me Erëza ne shtepi per 4 persona, gatimi i mrekullushem per ne shtepi
Përgatitja:
- Fillimisht prisni fileton e pulës përgjysmë dhe rriheni pak.
- Hidhni në një tigan pak vaji ulliri dhe lëreni të nxehet. Skuqni filetot e pulës dhe më pas shuajeni me konjak dhe verë të bardhë.
- Hidhni në një mikser kërpudhat, majdanozin, pak vaj ulliri dhe vazhdoni ti grini derisa të bëhet një masë kremoze.
- Në një tenxhere shtoni gjalpin, purenë, qumështin dhe përziejini derisa masa të bëhet e qëndrueshme.
- Orizin përgatiteni në mënyrë të thjeshtë (si pilaf shtëpie).
- Në përfundim shtoni edhe erëzat indiane.
Përbërësit:
- 500 gr filetë pule
- 45 ml vaj ulliri
- 75 ml verë e bardhë
- 50 ml konjak
- 15 gr kripë
- 1 gr piper
- 70 gr kërpudha Shampinjon
- 2 degë majdanoz (gjethe)
- 60 ml qumësht
- 50 gr gjalpë
- 5 gr erëza indiane
- 160 gr oriz
Rreth Markatave tona dhe Çertifikatat