Receta

Mish qengji i pjekur

Si te pergatimim nje tave me mish qengji i pjekur ne furre per 4 persona, kete gje duke e pjekur  fare mire ne shtepi.

Përgatitja:

  1. Pastroni mishin nga dhjami i tepërt. Vendoseni të marinohet të paktën 2 orë para pjekjes me rigon, kripë, piper të zi, hudhrat e qëruara dhe disa degë majdanozi, vaj ulliri dhe verë. Mish qengji i pjekur. Përzieni mirë që të gjithë përbërësit të bashkohen me njëri tjetrin, mbulojeni enën me qese kuzhine dhe vendoseni në frigorifer. Pas kësaj, hiqni degët e majdanozit dhe kulloni mishin nga lëngu i marinimit. Ruajeni lëngun mënjanë, do t’ju duhet për ta njomur mishin gjatë pjekjes.
  2. Vendoseni të piqet në furrën e nxehur më parë në 150 ° për rreth 1 orë e pak, por gjatë kësaj kohe njomeni herë pas here me lëngun e marinimit dhe lëng limoni.
    Kontrollojeni mbas 1 ore nëse është i pjekur. Nëse ka marrë ngjyrën e kuqerremtë dhe nëse është i shkrifët në përtypje atëherë është gati.

Përbërësit:

  • 2 kg mish qengji
  • pak rigon
  • 2 thelpinj hudhër
  • 2 gota verë të bardhë
  • 1 gotë vaj ulliri
  • kripë
  • piper i zi
  • një tufë majdanoz
  • 2 kokrra limonë
  • ½ gotë verë e kuqe